Google ADS

Stamboll, arrestohen 74 militantë të dyshuar të Shtetit Islamik

21:07 | 16 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Policia turke ka arrestuar 74 persona të dyshuar se janë pjesë e Shtetit Islamik, raporton agjencia zyrtare e lajmeve në Turqi.

Policia anti-terroriste kreu operacione të njëkohshme në 15 adresa të ndryshme në Stamboll, transmeton portali arbresh.info

Sipas agjencisë së lajmeve, 73 nga të arrestuarit janë shtetas të huaj dhe u janë dorëzuar autoriteve përkatëse për deportim. Nuk është dhënë asnjë detaj më i hollësishëm për kombësinë e tyre. I dyshuari tjetër është duke u marrë në pyetje.

ISIS është fajësuar për disa sulme vdekjeprurëse në Turqi, ku gjatë një sulmi në vitin 2015 mbetën të vdekur më shumë se 300 persona.

Së bashku me luftimin e qelizave IS brenda kufijve të saj, Turqia nisi një operacion ushtarak në Sirinë veriore në gusht të vitit 2016, me qëllim për të pastruar zonën kufitare nga ekstremistët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme