Google ADS

Stamboll, aeroplani rrëshqet jashtë pistës, ndahet në dysh dhe shpërthen në flakë

18:05 | 5 Shkurt 2020
Arbresh.info

Një aeroplan ka rrëshqitur nga një pistë, është ndarë në dysh dhe ka shpërthyer në flakë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Boeing 737-800 duket se si pasojë e motit të lagësht ka rrëshqitur në aeroportin e Stambollit në Turqi.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë një dëmtim serioz të tij, me pasagjerë të evakuuar përmes plasaritjeve të shkaktuara.

Fuat Kırcaali@FuatKircaali

Pegasus Airlines plane in Istanbul airport

Embedded video

Mendohet se aeroplani, që transportonte 177 pasagjerë sipas mediave turke, po vinte për të zbritur në aeroportin e Sabiha Gokcen të Stambollit.

Ndërkohë është raportuar se aeroplani po fluturonte ndërmjet Izmir dhe Aeroportit Sabiha Gokcen të Stambollit, Turqi.

Për fat të mirë, ministri i Transportit i Turqisë tha se nuk ka raportuar viktima në këtë fazë.

EHA News – Deutsch@eha_deutsch

In Sabiha Gökcen Flughafen ist ein Flugzeug der Airlines von der Landebahn abgekommen. Das Flugzeug wurde in zwei geteilt und ist beschädigt. Passagiere werden derzeit evakuiert.

Embedded video

Lajmi vjen vetëm disa orë pasi rreth 30 persona vdiqën në një tragjedi të ortekut në vend.

Shpëtuesit u thirrën fillimisht pasi dy persona dhe një minibus u varrosën nën dëborë në Bahcesaray, në Turqinë lindore.

Fuat Kırcaali@FuatKircaali

Pegasus Airlines plane in Istanbul airport

Embedded video

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme