Google ADS

Stafi i Çernobilit ndalon riparimet dhe mirëmbajtjen e sigurisë për shkak të “lodhjes fizike dhe psikologjike”

23:38 | 13 Mars 2022
Trina Galanxhi

Stafi në termocentralin bërthamor të Çernobilit (NPP) është aq i lodhur sa kanë ndaluar së kryeri riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të lidhura me sigurinë, tha të dielën Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Përmes një deklaratë, IAEA tha se rregullatori ukrainas informoi agjencinë se stafi i NPP nuk po kryente më riparime dhe mirëmbajtje, “pjesërisht për shkak të lodhjes së tyre fizike dhe psikologjike pas punës pa pushim për gati tre javë”, transmeton portal arbresh.info

IAEA tha se stafi i përbërë nga 211 njerëz teknik dhe roje, nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë ndërrimin e turneve që nga dita që forcat ruse kanë hyrë në vend.

“Rregullatori nuk ka komunikim të drejtpërdrejtë me stafin, por merr informacion nga menaxhimi i NPP-ve jashtë vendit”, tha IAEA./cnn/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme