Sri Lankë, shembet ndërtesa, 1 i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

21:17 | 18 Maj 2017
Trina Galanxhi

Një ndërtesë pesë katëshe  që ishte në ndërtim e sipër në kryeqytetin e Sri Lankës është shembur të enjtën, duke vrarë një person dhe duke lënë të plagosur 22 të tjerë.

Të plagosurit Colombo janë dërguar në spitale, tha zëdhënësi i policisë Priyantha Jayakody, transmeton portali arbresh.info

Qindra ushtarë, policë dhe zjarrfikës u kanë ardhur në ndihmë personave tjerë të bllokuar nën ndërtesë.

Arsyeja për shembjen e ndërtesës ende nuk është bërë e ditur./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme