Qeveria e Sri Lankës, pas sulmeve terroriste, ka vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme në vend edhe për një muaj, e cila u vendos në prill të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përveç kësaj, policisë dhe ushtrisë u janë dhënë autorizime të gjëra për të kapur dhe marrë në pyetje këdo pa urdhër të gjykatës.
Këto masa u imponuan pasi të paktën 290 persona u vranë dhe 500 të tjerë u plagosën në sulme të koordinuara në të gjithë vendin.
Presidenti i Sri Lankës, Maithripala Sirisena, duke përmendur arsyet e vazhdimit të gjendjes së jashtëzakonshme, tha se ndikimi i sulmeve terroriste është ende i pranishëm në mesin e qytetarëve dhe duhet të merren masa kundër situatës aktuale.
Gjashtë sulmues vetëvrasës kryen sulme në Sri Lankë ku jetën humbën 290 persona ndërsa mbi 500 të tjerë u plagosën.
Cak i sulmeve më 21 prill ishin tre kisha në qytetet Kochchikada, Negombo dhe Batticaloa dhe tre hotele luksoze Kingsbury, Cinnamon Grand dhe Shangri La në kryeqytetin e Sri Lankës, Kolombo. Shtatë shpërthime u dëgjuan në kopshtin zoologjik në Kollombo dhe i teti në Dematogoda në periferi të qytetit.
Përgjegjësinë për sulmet i mori organizata terroriste DEASH.
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...