Google ADS

Sri Lanka shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të dhunës komunale

10:09 | 6 Mars 2018
Arbresh.info

Qeveria e Sri Lankës ka imponuar një gjendje emergjente mbarëkombëtare për të “marrë veprime të rrepta” kundër njerëzve që nxisin dhunë komunale, tha një zëdhënës i qeverisë.

Masa vjen pas një shtetrrethimi lokal të imponuar të hënën në qytetin qendror Kandy, pas ditëve të trazirave midis bashkësive fetare me një budist të vdekur e djegie të bizneseve myslimane, transmeton portali arbresh.info

Policia tha të hënën se kishin ndodhur trazira dhe sulme të zjarrvënies që nga fundjava në rrethin e Kandy, ndërsa burimet u thanë Al Jazeera se dhuna po përhapet në të gjithë vendin ishull të Azisë Jugore.

Në të kaluarën, dhuna fetare dhe etnike ishin bërë vdekjeprurëse në Sri Lanka, ku myslimanët përbëjnë 10 për qind të popullsisë prej 21 milionë banorësh, ndërsa budistët sinhalezë përbëjnë gati 75 për qind. Një tjetër 13 për qind e popullsisë janë hindusë.

Disa vëzhgues fajësojnë grupin nacionalist budist Bodu Bala Sena (BBS) për dhunën e vazhdueshme.

Në shkurt të vitit 2018, pesë persona u plagosën dhe disa dyqane dhe një xhami u dëmtuan gjatë një përplasje mes grupeve budiste dhe myslimane./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme