Sri Lanka po kërkon rrugëdalje nga kaosi politik dhe ekonomik pasi presidenti i saj Gotabaya Rajapaksa dha dorëheqjen dhe u largua nga vendi.
Kryeministri Ranil Wickremesinghe u betua si udhëheqës i përkohshëm të premten dhe ka mbështetjen e partisë në pushtet për të marrë këtë rol përgjithmonë, transmeton portal arbresh.info
Në zgjedhjet e javës së ardhshme kjo e bën atë të preferuarin, por ai mund të jetë i papranueshëm për protestuesit.
Rajapaksa iku në Singapor, duke shkaktuar festime në rrugë.
Ai dhe familja e tij janë fajësuar për një krizë të thellë ekonomike, me Sri Lankan që përballen me mungesa akute të ushqimit, karburantit dhe furnizimeve të tjera bazë.
Dyqanet dhe bizneset janë rihapur në Colombo, menjëherë pasi u hoq shtetrrethimi, por ushtarët mund të shihen ende në rrugët kryesore.
Në të njejtën kohë, mijëra njerëz i janë kthyer rradhëve tek pompat e bezniës.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, më shumë se 16,500 njerëz vdiqën gjatë pandemisë në Sri Lanka, ndërsa rezervat zyrtare të këmbimit valutor të vendit ranë nga 7.5 miliardë dollarë.
Pasi u betua si udhëheqës i përkohshëm, Wickremesinghe premtoi të vepronte shpejt për të vendosur një president të zgjedhur në mënyrë demokratike.
“Unë do të ndërmarr hapa të menjëhershëm për të vendosur sundimin e ligjit dhe paqen në vend. Unë pranoj 100% të drejtën për protesta paqësore. Por disa po përpiqen të bëjnë akte sabotimi,” tha ai.
Duke qenë se partia qeverisëse ka shumicën, deputetët mendohet se do të mbështesin Ëickremesinghe, i cili ka lidhje të ngushta me familjen Rajapaksa.
Por nëse publiku i Sri Lankës do ta pranonte këtë është një çështje tjetër, sepse dorëheqja e Wickremesinghe si kryeministër ishte një kërkesë kryesore e protestuesve.
Më parë këtë javë, turmat hynë në kompleksin e ish-kryeministrit, duke u përleshur me forcat e sigurisë.
Ndërkohë, Singapori thotë se presidenti i rrëzuar Rajapaksa, nuk ka kërkuar azil kur ka arritur atje.
Ish-presidenti, i cili mbërriti me gruan e tij dhe dy truproja, nuk ka më imunitet ligjor si kryetar shteti dhe pozicioni i tij tani është më i pasigurt pasi ai përpiqet të gjejë një vend të sigurt për t’u strehuar.
Ai pritet të qëndrojë në Singapor për ca kohë përpara se të transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, thanë burimet e sigurisë nga Sri Lanka për agjencinë e lajmeve AFP./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...