Google ADS

Sri Lanka ka stoqe të naftës vetëm për më pak se një ditë

09:45 | 5 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Ministri i Energjisë i Sri Lankës, ka bërë një njoftim rreth rezervave të naftës, derisa vendi i tij është duke u përballur me krizën ekonomike më të rëndë në 70 vjetët e fundit.

Kanchana Wijesekera ka thënë se ka mjaftueshëm naftë vetëm për më pak se një ditë krahas kërkesës së rregullt, raporton BBC, transmeton arbresh.info.

Ai po ashtu ka theksuar se dërgesa e fundit ka qenë para me tepër së dy javëve. Sipas Wijesekera ata kanë rezerva të naftës prej 12 mijë e 774 tonë dhe të benzinës prej 4 mijë e 61 tonësh.

Javën e kaluar Sri Lanka ka pezulluar shitjen e naftës për mjetet jo të domosdoshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme