Regjimi i Bashar al-Asadit, për të cilin Rusia ka marrë përsipër të jetë garantuesi i saj në procesin e marrëveshjeve të Astanas, përveç Idlibit ka marrë nën kontroll të gjitha zonat e de-eskalimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Rusia e cila nuk ka parandaluar sulmet e regjimit të Asadit, në shumë prej tyre ajo ka dhënë mbështetje të drejtpërdrejt me avionët e saj.
Mbështetësja më e madhe e regjimit të Asadit, Rusia, në dhjetor të vitit 2016 pas thirrjeve të Turqisë ndërmori rolin “garantues” për evakuimin e civilëve në rrethimin e Halepit.
Nxjerrja e civilëve të Halepit me bashkëpunimin e qeverive të Ankarasë dhe Moskës nga bllokada e regjimit që zgjati 4 muaj, lindi idenë mes dy palëve për përhapjen e saj në të gjithë Sirinë.
Zyrtarët turq dhe rusë që u mblodhën në janar 2017 në kryeqytetin Nur Sultan të Kazakistanit, filluan bisedimet në “Formatin Astana”.
Në bisedimet e zhvilluara më 4-5 maj 2017, Turqia dhe Rusia, përfshirë edhe Iranin si vend garantues shpallën “zonën e de-eskalimit” në katër rajone ku konfliktet ishin më intensive në Siri.
Sipas kësaj një armëpushim u vendos në zbatim në qytetin Idlib dhe në disa rajone të qyteteve fqinje me të (Latakia, Hama dhe disa zona të Halepit), disa zona të caktuara në veri të qytetit Homs, në Gutën Lindore në kryeqytetin Damask dhe në disa zona në jug të Sirisë (Dera dhe Kuneytra). Në këtë mënyrë filloi edhe sprova e Rusisë me marrëveshjet që ajo nënshkroi.
– Rusia dha mbështetje ajrore në përparimin e aleatit të saj
Rusia çdo herë ka mbyllur sytë ndaj përpjekjes së qeverisë së Damaskut për të përfituar territor, për të cilën ajo ka ndëmarrë rolin garantues të saj, ku shumë herë ajo ka dhënë mbështetje nga ajri për aleatin e saj që kishte humbur fuqi përballë opozitarëve.
Si rezultat i sulmeve intensive, bllokadës dhe politikës së zhvendosjes nga dy aleatët, hynë nën kontroll zonat e de-eskalimit në Homs në maj 2017, më pas në Gutën Lindore në prill 2018 dhe zonat në jug të vendit në qershor 2018.
Civilët e zhvendosur nga tre rajonet u strehuan në zonën e de-eskalimit Idlib dhe popullsia e rajonit arriti në 4 milionë.
Pasi edhe këtë herë regjimi u përqendrua në veri, Turqia ndërhyri për të shmangur një masakër të re dhe fatkeqësi të emigracionit në Idlib.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, u takuan në Soçi të Rusisë më 17 shtator 2018 dhe arritën një marrëveshje shtesë për forcimin e armëpushimit në Idlib. Por, Rusia vazhdoi të mbështesë aleatin e saj përkundër këtij teksti të marrëveshjes.
Sipas statistikave të Zyrës së Koordinimit të Ndërhyrjes Siriane, e cila monitoron dhe cakton procesin e migrimit në rajon, që nga marrëveshja e Idlibit e deri më sot janë zhvendosur 945.992 civilë nga sulmet e regjimit dhe mbështetësve të tij.
Ndërkohë Turqia gjatë kësaj periudhe vazhdon t’i kujtojë Rusisë përgjegjësitë e saj si vend garantues.
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në një deklaratë dje theksoi se janë në kontakt me bashkëbiseduesit rusë lidhur me ndërtimin e një armëpushimi të përgjithshëm në Idlib dhe sigurimin e qetësisë.
Ndërsa presidenti rus, Putin, një ditë më parë lidhur me zhvillimet në Idlib tha se, “Rusia mbështet përpjekjet e ushtrisë së Sirisë kundër terroristëve në Idlib”.
– Mbështetje e gjerë dhe e hapur edhe nga toka
Pavarësisht se herë-herë ka siguruar mbështetje tokësore për regjimin edhe në rajonet e tjera, Rusia për herë të parë është përfshirë në mënyrë të hapur dhe gjithëpërfshirëse në luftën tokësore në zonën e de-eskalimit në Idlib.
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka përpiluar, në konfliktet në periferi të Hamas ndodhen rreth 65 luftëtarë rusë. Më shumë se gjysma e këtyre përbëhen nga ushtarë të kontraktuar që punojnë për kompani private ushtarake si Vega dhe Wagner. Këto forca veprojnë në bashkëpunim me forcat speciale ruse (Spetnaz) dhe njësinë e inteligjencës ushtarake (GRU). Forcat në fjalë, u përfshinë në mënyrë aktive në luftën tokësore në rajonet Kefrenbude, rajonin Habit dhe kondrën Mellah që kanë hyrë nën kontrollin e regjimit.
Anëtarët e forcave speciale ruse, për të cilët janë përhapur fotografi nga fronti Kebbine në periferi të Latakias, janë të vendosur mes rajoneve Türkmendağı (mali turkmen), Kurtdağı, Keseb dhe Selma. Dihet që edhe në këtë rajon ka rreth 170 forca speciale ruse dhe punonjës të kompanisë ushtarake.
Edhe ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, në një deklaratë dje theksoi se në zonën e deeskalimit në Idlib ndodhen njësi ushtarake ruse dhe se ato veprojnë me ushtrinë e Sirisë.
Naxhi Mustafa, zëdhënësi i Frontit të Çlirimit Kombëtar komponent i Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) dhe institucioni çati i opozitarëve ushtarakë në Idlib, në një deklaratë për AA më 19 korrik tha se “(Në konfliktet e fundit në periferinë veriore të Hama-s) vërejmë njësitë tokësore të Rusisë të cilat këtë herë ndryshe dhe në një mënyrë gjithëpërfshirëse luftojnë në radhët e para me forcat e regjimit”.
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues