Një ndihmës i një deputeti të Parlamentit Europian, i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e ekstremit të djathtë, është arrestuar në Gjermani me dyshimin për “spiunazh të rëndë” për Kinën.
Prokurorët njoftuan se i arrestuari është Jian Guo dhe e akuzuan për përcjelljen e informacionit në lidhje me diskutimet në legjislaturën e Bashkimit Europian tek inteligjenca kineze.
Faqja e internetit e Maximilian Krah, kandidati kryesor i AfD-së në zgjedhjet e qershorit për asamblenë, liston Jian Guo si një nga ndihmësit e tij. Krah tha se kishte mësuar për arrestimin e Guo nga mediat dhe se do të ndalonte së punuari me të nëse akuzat vërtetoheshin.
Ndihmësi, i cili jetonte në Bruksel dhe në Dresden, spiunoi gjithashtu figurat e opozitës kineze në Gjermani, thanë prokurorët. Ai u arrestua në Dresden të hënën dhe banesat e tij u kontrolluan.
“Ai akuzohet për një rast veçanërisht të rëndë për një shërbim sekret të huaj”, thuhet në deklaratë.
Dy javë më parë, gazeta çeke Denik Na dhe revista gjermane Der Spiegel raportuan se një tjetër kandidat i AfD-së në zgjedhjet e Parlamentit Euvropian, ligjvënësi gjerman Petr Bystron, kishte marrë para nga një faqe mediatike pro-ruse.
Ankthi për spiunazhin kinez është rritur në të gjithë Europën muajt e fundit. Tre shtetas gjermanë u arrestuan të hënën me dyshimin se kishin dorëzuar teknologji me aplikacione ushtarake. Në të njëjtën ditë, dy burra u akuzuan në Britani për spiunazh për Kinën. Më 25 mars, SHBA-ja dhe Britania akuzuan Pekinin për spiunazh kibernetik kundër miliona njerëzve, përfshirë ligjvënës, akademikë dhe gazetarë, si dhe kompani, përfshirë kontraktorët e mbrojtjes./A2CNN
Rizvanolli nesër takon përfaqësues të KOSST dhe KEDS-it
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...