Sistemet shëndetësore në shumicën e qytetetve më të mëdha të Brazilit janë afër kolapsit për shkak të rateve me koronavirus, ka paralajmëruar një raport nga instituti Fiocruz.
Instituti me bazë në Rio de Janeiro tha se më shumë se 80% e shtretërve të njësive të kujdesit intensiv (ICU) janë zënë në kryeqytetet e 25 prej 27 shteteve të Brazilit, transmeton portal arbresh.info
Të martën vendi regjistroi 1,972 vdekje nga koronavirusi, një numër të ri rekord.
Brazili ka regjistruar më shumë se 266,000 vdekje dhe 11 milion raste që nga fillimi i pandemisë.
Ajo ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë pas SHBA-ve dhe numrin e tretë më të lartë të infeksioneve.
Sipas Fiocruz, 15 kryeqytete shtetërore kanë ICU që kanë më shumë se 90% kapacitet përfshirë Rio de Janeiro, Brasilia dhe São Paulo.
Dy qytete, Porto Alegre dhe Campo Grande, kanë tejkaluar kapacitetin e ICU.
Në raportin e tij ai paralajmëroi se shifrat tregonin “mbingarkesën dhe madje kolapsin e sistemeve shëndetësore”.
“Lufta kundër Covid-19 ishte e humbur në vitin 2020 dhe nuk ka shansin më të vogël për ta kthyer këtë rrethanë tragjike në gjysmën e parë të vitit 2021,” tha epidemiologu i Fiocruz, Jesem Orellana, cituar nga agjencia e lajmeve AFP.
“Më e mira që mund të bëjmë është të shpresojmë në mrekullinë e vaksinimit masiv ose një ndryshim rrënjësor në menaxhimin e pandemisë”,shtoi ai.
Ai theksoi se Brazili është një kërcënim për njerëzimin dhe është kthyer në një laborator në qiell të hapur, ku pandëshkueshmëria në menaxhim duket të jetë rregull.
Më shumë se tetë milion njerëz kanë bërë dozën e tyre të parë të vaksinimit deri më tani, që përfaqëson pak më shumë se 4% të popullsisë.
Të martën, vendi regjistroi gjithashtu më shumë se 70,000 raste, një rritje prej 38% në javën e kaluar, sipas mediave lokale. Rritja e fundit i është atribuar përhapjes së një varianti shumë ngjitës të virusit që mendohet të ketë origjinën në qytetin Amazon të Manaus, transmeton portali arbresh.info
Pavarësisht kësaj, Presidenti Jair Bolsonaro ka vazhduar të minimizojë kërcënimin që paraqet virusi.
Në fillim të kësaj jave ai iu drejtua brazilianëve me thirrjen që të ndalojnë “të rënkojnë”. Duke folur në një ngjarje, ai tha: “Për sa kohë do të vazhdoni të qani për këtë? Për sa kohë do të qëndroni në shtëpi dhe do të mbyllni gjithçka? Askush nuk mund ta durojë më. Ne pendohemi për vdekjet, përsëri, por na duhet nje zgjidhje.”
Një numër masash karantine janë marrë nga guvernatorët rajonalë, të cilët Bolsonaro i ka kundërshtuar, duke argumentuar se dëmi kolateral i ekonomisë do të jetë më i keq se efektet e vetë virusit./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...