Një shpërthim i jashtëzakonshëm vrau rreth 100 persona e plagosi mijëra të tjetër në kryeqytetin e Libanit, duke krijuar kaos në qytet.
Sipas ministrit të shëndetësisë, Hamad Hassan situata në qytet është përkeqësuar edhe nga kriza me koronavirus, transmeton portali arbresh.info.
“Ka rreth 4,000 të plagosur, shumë prej tyre janë akoma pa trajtim, pasi spitalet, të vendosura afër ose jashtë kryeqytetit, nuk kanë kapacitet”, tha Hassan.
Sipas ministrit, katër spitale u shkatërruan plotësisht nga shpërthimi, dhe pacientët e tyre u dërguan në ambiente të tjera mjekësore, “duke përkeqësuar çështjen dhe duke e kthyer krizën në një katastrofë epidemike shëndetësore”.
Hasani e vlerësoi situatën si një “katastrofë në kuptimin e plotë të kësaj fjale”, duke marrë parasysh pandeminë e koronavirusit.
“Numri i viktimave po rritet. Deri më tani, ka rreth 100 viktima”, tha ministri, duke specifikuar se numërimi i atyre të zhdukurve është më shumë se “numri i trupave që kanë mbërritur në spitale”.
Në të njëjtën kohë, guvernatori i Bejrutit vlerëson që dëmet nga shpërthimi të jenë rreth 3-5 miliardë dollarë. Ai gjithashtu vuri në dukje se të paktën 10 punonjës të shërbimit të urgjencës kanë vdekur pas shpërthimit./arbresh.info/
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...