Google ADS

Spitalet italiane, në ndihmë të Gjermanisë

18:27 | 20 Nëntor 2021
A Z

Gjermania po përballet me një valë tjetër infektimesh nga virusi vdekjeprurës Covid-19. Rastet ditore kanë kaluar 50 mijë. Kujdesi intensiv po ezaurohet dhe rastet vijojnë të mbeten të larta.

Përballë kësaj situate rajoni verior italian i Lombardisë ka vendosur të pranojë pacient me Covid-19 nga Gjermania.

Nënkryetarja e qeverisë rajonale, Letizia Morati tha se spitalet gjermane po përballen me një emergjencë dramatike ku njësitë e kujdesit intensiv janë në prag kolapsi.

Në pranverën e vitit 2020 Gjermania ndihmoi Italinë kundër luftës me Covid-19 dhe Morati tha se tani është momenti që Italia të gjendet në krah të Gjermanisë.

Lombardia ka aktualisht të ezauruar vetëm 4% të shtretërve në kujdesin intensiv./tvklan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme