Google ADS

Spitalet franceze janë plot me pacientë të infektuar me Covid-19

08:07 | 3 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Numri i pacientëve me koronavirus në spitalet e Francës ka rritur një numër rekord që nga nëntori i vitit të kaluar.

Nga 28,029 pacientë në spitale, 3,270 po trajtohen në kujdesin intensiv. Si numri i të shtruarve në spital, ashtu edhe numri i pacientëve në kujdes intensiv është më i larti këtë vit, shkruan Guardian, transmeton portali arbresh.info

Më shumë se 28,000 pacientë u regjistruan në spitale për herë të fundit më 30 nëntor 2020, ndërsa një numër rekord i të shtruarve në spital u regjistrua më 16 nëntor të vitit të kaluar, kur kishte 33,497 pacientë në spitale në të gjithë Francën.

Në Francë, janë konfirmuar 23,337 raste të reja të koronavirusit, që është një kërcim i madh krahasuar me 4,347 të djeshëm dhe më shumë, madje që nga e hëna e kaluar kur u regjistruan 22,086 njerëz të infektuar, raporton Reuters, duke cituar të dhëna të botuara nga Ministria Franceze e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se numri i të vdekurve është rritur – 726 vdekje të tjera u regjistruan të martën, krahasuar me 455 të hënën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme