Spitalet e mbyllura në Gaza janë rihapur pas ndërhyrjes së Emirateve Arabe

16:24 | 8 Shkurt 2018
Arbresh.info

Të paktën 20 qendra të shëndetësisë që ishin mbyllur si pasojë e mungesës së karburantit, janë rihapur pas ndërhyrjes së Emirateve Arabe, transmeton arbresh.info.

Spitalet e mbyllura në Gaza janë rihapur pas ndërhyrjes së Emirateve Arabe

Sipas ministrisë së Brendshme në Hamas 16 spitale janë rihapur pasi Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dhënë fondet e mjaftueshme që të blihet karburant.

Kërkesa ishte bërë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara pasi e kishte parë që kishin mbetur pa rezerva të karburantit.

Fondi i dhënë nga EBA ka qenë rreth dy milion dollarësh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme