Google ADS

Spiegel: Gjermania dëshiron të përgjysmojë varësinë nga nafta ruse deri në verë

08:29 | 25 Mars 2022
Trina Galanxhi

Ministria e Ekonomisë e Gjermanisë dëshiron të përgjysmojë varësinë e vendit nga nafta ruse deri në verë dhe të mos ketë importe të qymyrit rus deri në vjeshtë, shkruan Der Spiegel, duke cituar një burim të ministrisë.

Lëvizja vjen pasi vendet perëndimore synojnë të paraqesin një front të bashkuar kundër pushtimit njëmujor të Rusisë në Ukrainën fqinje, të cilin ajo e ka quajtur një “operacion special”, transmeton portal arbresh.info

“Nga mesi i vitit, importet ruse të naftës në Gjermani priten të përgjysmohen”, shkruan Spiegel, ndërsa thekson se Gjermania deri në fund të vitit pritet të jetë pothuajse e pavarur.

Një zëdhënës i ministrisë nuk ka dhënë asnjë koment mbi këtë , por tha se Ministri i Ekonomisë Robert Habeck do të trajtonte çështjen e varësisë nga energjia në një konferencë shtypi në mëngjes.

Spiegel citoi gjithashtu burime të ministrisë të kenë thënë: “Pavarësisht progresit, një embargo e menjëhershme do të kishte ende pasoja shumë të rënda ekonomike dhe sociale.”

Zyrtarët e ministrisë kanë “zgjedhur” tre terminale lundruese të gazit natyror të lëngshëm, shkruan Spiegel.

“Qeveria gjermane aktualisht po shqyrton vendndodhjet e mundshme në Detin e Veriut dhe Detin Baltik, ku këto mund të përdoren në afat të shkurtër – në disa raste tashmë për dimrin 2022/2023,” tha Spiegel, duke cituar një memorandum./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme