Është arrestuar nga policia gjermane në Frankfurt, francezi Alen Robert i njohur si njeriu merimangë. Ai u arrestua pasi ngjiti pa autorizim një ndërtesë të lartë 154 metra.
Njeriu merimangë francez, Alen Robert, është ngjitur thjesht me duar, dhe pa asnjë mjet sigurie si dhe pa autorizim në ndërtesën Skajper në Frankfurt, një ndërtesë e lartë 154 metra.
Atij i janë dashur 30 minuta për këtë sipërmarrje, dhe kur mbërriti u prit nga agjentët e policisë të cilët e arrestuan.
57 vjeçari ende nuk shpjeguar arsyet e këtij veprimi.
Në muajin gusht ai u ngkit në një qiellgërvishtëse në Hong Kong ku hapi një parullë paqeje në mbështetje të manifestuesve të cilët prje javësh protestojnë pro demokracisë.
I pagëzuar si njeriu merimangë, Robert është ngjitur në disa prej ndërtesave më të larta në botë si Burj Kalifa 828 metra e lartë në Dubai, kullën Eifel në Paris, kullat binjake Petronas në Kuala Lumpur, duke përdorur gjithnjë vetëm duart.
Në përfundim të gjithë sipërmarrjeve të tij ai arrestohet pasi nuk ka autorizim.
Kohët e fundit ai ka regjistruar dhe një këngë, e para për të, me titullin “Unë ngjis botën”, së bashku me kitaristin Xhon Par./ABC News Albania
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë