Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD) në Gjermani, do të votojnë sot nëse do të ndjekin një marrëveshje koalicioni për ndarjen e pushtetit me Unionin Kristian Demokrat (CDU) të kancelares Angela Merkel, transmeton REL.
Anëtarët e lartë të SPD-së kanë thënë më 20 janar, pak para mbajtjes së kongresit special në qytetin perëndimor Bon, se janë të bindur që partia do të miratojë nisjen e bisedimeve zyrtare me CDU-në.
Liderët gjermanë janë duke tentuar të krijojnë një marrëveshje, e cila do të parandalonte shtetin nga trazirat e mundshme politike, apo mundësinë e zgjedhjeve të reja.
Në rast se SPD do të votojë kundër krijimit të koalicionit, Merkel duhet të udhëheqë një qeveri jostabile, ose të kërkojë zgjedhje të reja.
Gjermania është përballur me pasiguri politike prej zgjedhjeve të përgjithshme që janë mbajtur në shtator të vitit të kaluar.
Në këto zgjedhje ka pasur ulje të përkrahjes për partitë kryesore në krahasim me partinë e ekstremit të djathtë AfD, që sipas kritikëve ka qenë rezultat i politikave të Merkelit për refugjatët.
Pas humbjes së madhe në zgjedhje, lideri i SPD-së, Martin Schulz, ka premtuar se kjo parti do të jetë në opozitë, mirëpo më pas kërkoi që të rikonsiderohet propozimi i kancelares Merkel për të ashtuquajturin “koalicion të madh”, në përpjekje për t’iu shmangur paqëndrueshmërisë politike./REL
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...
Rumania – Kosova, Foda zgjedh 11-shen startuese
Kurti u takua me Alam, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me ...
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...