Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy do të përballet me një mocion mosbesimi mbi lidershipin e tij të premten, pas dënimeve për korrupsion që morën dhjetëra persona të lidhur me partinë e tij të qendrës së djathtë, Partinë Popullore, duke kërcënuar kështu qeverisjen e tij 6-vjeçare.
Parlamenti spanjoll ra dakord këtë të hënë se, debati dhe votimi do të mbahen të enjten dhe të premten, megjithëse socialistët opozitarë, të cilët propozuan mocionin e mosbesimit, do të hasin vështirësi në sigurimin e mbështetjes së mjaftueshme në këtë legjislaturë të fragmentarizuar, për të rrëzuar Rajoyn.
Lajmi për hedhjen në votim të mocionit të mosbesimit kontribuoi në rritjen e huamarrjes qeveritare në nivelet më të larta të periudhës së fundit prej dy muajsh e gjysmë.
Partitë opozitare po shfrytëzojnë avantazhin e “dobësisë” së Rajoyt, pasi 29 persona të lidhur me partinë e tij u dënuan të enjten e kaluar për akuza të ndryshme, nga ndikimi i paligjshëm e deri te falsifikimi i llogarive, në kulmin e një gjyqi tejet të gjatë për korrupsion.
Partia e Popullit është përpjekur të shuajë lidhjet e Rajoyt me të dënuarit, teksa njoftoi të premten se kryeministri do të vijojë të kërkojë përfundimin e mandatit të tij 4-vjeçar, pasi dënimet e dhëna për korrupsion nuk ndikojnë asnjë pjesëtar të qeverisë së tij. 63-vjeçari i ka mbijetuar një tjetër mocioni mosbesimi qershorin e vitit të kaluar.
“Jemi thellësisht të zhgënjyer që ka njerëz, të cilët kanë përdorur Partinë e Popullit për pasurim vetjak”, tha zëdhënësi i partisë, Pablo Casado në një konferencë për shtyp të së hënës, duke shtuar se mocioni i mosbesimit ishte i papërgjegjshëm, pasi e vendos ekonominë spanjolle përballë rrezikut të destabilizimit./tch/
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...