Google ADS

Spanjë, shkon mbi 23 mijë bilanci i të vdekurve nga COVID-19

12:35 | 27 Prill 2020
Arbresh Info

Numri i personave të shëruar ka arritur në 100.875, pasi në 24 orët e fundit, 2.143 njerëz e kanë mposhtur sëmundjen

Me 331 vdekje të tjera në 24 orët e kaluara, numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Spanjë arriti në 23.521, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton arbresh.info.

Bilanci ditor i të vdekurve i konfirmuar sot, është më i lartë se 288 viktimat e raportuara një ditë më parë.

Ndërkaq, shifra e përgjithshme e rasteve, që nga e diela jepet vetëm sipas testeve PCR, ka shkuar në 209.465.

Nga ana tjetër, numri i personave të shëruar ka arritur në 100.875, pasi në 24 orët e fundit, 2.143 njerëz e kanë mposhtur sëmundjen.

Spanja është vendi i dytë me më së shumti të shëruar nga COVID-19 në botë, pas SHBA-së, me 107.045.

Ndryshe, në kuadër të disa lehtësimeve që qeveria e koalicionit të majtë i miratoi gjatë gjendjes së jazhtëzakonshme e cila është vazhduar deri më 9 maj, fëmijët nën 14- vjeç kanë filluar të dalin në rrugë për një orë në shoqërim të një anëtari të familjes, në largësi jo më larg se një kilometër larg shtëpisë.

Megjithatë, në vend kanë filluar debate, pasi njerëzit nuk e kanë respektuar distancimin social dhe mbajtjen e maskave në disa qytete të mëdha.

Zyrtarët qendrorë dhe lokalë kanë bërë të ditur se personat që nuk i respektojnë masat kundër COVID-19 si distancimi social, mbajtja e maskave dhe qëndrimi jo më shumë se një orë jashtë, mund të gjobiten me të holla.

Kryeministri Pedro Sanchez më herët ka njoftuar se janë duke hartuar plane që duke filluar nga 2 maji, çdokush të lejohet të shëtisë jashtë ose të bëjë sport për më së shumti një orë./arbresh.info/AA

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme