Spanjë, sërish viktima nga përmbytjet

20:24 | 21 Tetor 2018
Arbresh.info

Një punonjës i ekipeve të shpëtimit humbi jetën ndërkohë që merrte pjesë në një operacion shpëtimi, pas përmbytjeve që përfshinë rajonin spanjoll të Andaluzisë si pasojë e shirave të rrëmbyer.

Siç njoftuan sot autoritetet lokale, punonjësi ishte zhdukur që dje, kur kamioni i tij ishte përmbysur në një rrugë të përmbytur.

Trupi i tij u gjet sot në mëngjes nga kolegët.

Pamjet e televizioneve spanjolle tregojnë shtëpi, rrugë dhe ura të përmbytura në provincën e Malagës.

Autoritetet kanë lëshuar alarmin e kuq, niveli më i lartë i alarmit për zonën, përcjell Atsh.

Të paktën nëntë persona vdiqën, përfshirë dy britanikë, ndërkohë që disa rezultojnë të zhdukur, pas përmbytjeve të mëdha që goditën Majorkën më 9 shtator, ishullin kryesor më të frekuentuar nga turistët në arkipelagun e Balneareve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme