Autoritetet në Spanjë kanë urdhëruar sekuestrimin e një sërë asetesh pronësore dhe llogarish bankare, në kuadër të një hetimi për pastrim parash të lidhur me familjen e Rifaat al Assad.
Autoritetet gjyqësore deklaruan se xhaxhai i presidentit sirian Bashar al Assad kishte marrë 300 milionë dollarë fonde publike kur kishte braktisur vendlindjen dhe ikur në mërgim në vitin 1984.
Disa nga pasuritë e tij përfunduan të investuara në prona në lokalitetet Marabela dhe Puerto Banues, në bregun jugor iberik.
Në kohën kur vëllai i tij Hafez al Assad ishte në pushtet, Rifaat u bë i njohur për shtypjet brutale të kryengritjeve të popullit sirian, si ajo në qytetin Hama, në vitin 1982.
Vitin e kaluar ai u përfshi në një hetim të ngjashëm edhe në Francë, ku akuzohet për fshehje të aseteve të vjedhura, pastrim parash dhe evazion fiskal. Prona të shumta luksoze të tij janë sekuestruar edhe nga autoritetet franceze në Paris.
Nga ana e tij, Rifaat al Assad kishte deklaruar se paratë i ishin dhënë nga familja mbretërore saudite.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...