Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, njoftoi se paga minimale bruto me një rritje prej 22 për qindësh do të rritet në 900 euro, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri Sanchez në seancën “pyetjet e opozitës” së kryesisë së kuvendit njoftoi se do të bëhet rritja më e madhe në pagën minimale që nga viti 1977. Duke bërë të ditur se Këshilli i Ministrave i Spanjës do të mblidhet më 21 dhjetor në qytetin Barcelona, Sanchez tha se gjatë kësaj mbledhjeje do të marrin vendimin i cili parasheh rritjen e pagës minimale bruto në 900 euro.
“Një shtet i pasur nuk mund të ketë punëtorë të varfër”, tha ai.
Gjatë viteve 2008-2016 është bërë një rritje shumë e vogël në pagën minimale. Gjatë kësaj periudhe 8 vjeçare paga minimale bruto nga 600 euro ishte rritur në 655 euro. Paga minimale bruto në vitin 2017 në Spanjë ishte 707 euro, kurse në vitin 2018 735 euro.Nga rritja e pagës minimale pritet që të përfitojnë 1,6 milionë persona, duke filluar nga të rinjtë dhe gratë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...