Më 6 korrik, mijëra protestues kundër turizmit marshuan nëpër rrugët e Barcelonës, duke thirrur: “Turistë shkoni në shtëpi!”, sipas CNBC.
Pak më shumë se një muaj më vonë, bordi i turizmit të Spanjës dërgoi një mesazh tjetër: “Spanja: Vera që do të dëshironit ta përsërisnit çdo vit … Mezi presim t’ju shohim!”
Turistët e prekur nga protesta e korrikut të Barcelonës – disa prej të cilëve u përballën me konfrontime – mund të mos jenë të prirur të kthehen. Por të dhënat treguan se turistët e tjerë nuk u trembën.
“Mbërritjet ndërkombëtare në Spanjë vazhduan të rriten këtë verë, me rreth 10,9 milionë vizitorë në gusht – një rritje prej 7% në terma vjetore”, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave të Spanjës.
Dhe tre destinacionet kryesore më të njohura ishin pikërisht pikat ku protestuesit organizuan marshime këtë vit.
“Rreth 2,4 milionë turistë ndërkombëtarë vizituan Ishujt Balearik – shtëpia e Majorkës – në gusht, një rritje prej 4% krahasuar me të njejtën periudhë të 2023”, treguan të dhënat.
2,3 milionë turistë të huaj të tjerë shkuan në Katalonjë – ku ndodhet Barcelona – një rritje prej 6% nga viti 2023. Rreth 1,6 milionë shkuan në Andaluzi, 9% më shumë në terma vjetore.
“Një sondazh i publikuar nga bordi i turizmit në Majorka tregoi se 89% e vizitorëve amerikanë thanë se nuk ishin në dijeni ose nuk ishin të shqetësuar për protestat që ndodhën në Majorka këtë vit”, sipas “Skift”.
“Nga ata që dinin për demonstratat, gati 70% thanë se nuk kishin “asnjë ndikim” në synimet e tyre të udhëtimit”, raportoi Skift.
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...