Spanjë, rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi

15:49 | 12 Mars 2020
Arditë Shkodra

Vdekjet dhe infeksionet në lidhje me koronavirusin kanë shënuar rritje në Spanjë.

Shifrat e reja të lëshuara nga ministria e shëndetësisë në këtë vend tregojnë se 84 njerëz kanë vdekur deri më tani – një rritje nga 47 të mërkurën, raporton BBC.

Po ashtu theksohet se janë 2,968 raste të konfirmuara të koronavirusit në vend.

Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetit dje e ka shpallur përfundimisht koronavirusin si pandemi pasi dhjetëra mijëra janë prekur nga virusi vdekjeprurës dhe të paktën 4,000 kanë vdekur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme