Spanjë, rritet në 15.238 numri i të vdekurve nga COVID-19

11:55 | 9 Prill 2020
Arbresh Info

Spanjë, rritet në 15.238 numri i të vdekurve nga COVID-19, pasi 683 persona humbën jetën në 24 orët e fundit, transmeton arbresh.info.

Të dhënat tregojnë se pacientët më të vjetër se 80 vjeç rrallë pranohen në njësitë e kujdesit intensiv.

Spanja gjithashtu pritet të zgjasë masat e saj deri në 25 prill, duke shënuar 45 ditë që nga fillimi i karantinës.

Këtë javë, të dhënat ekonomike konfirmuan se muaji mars ishte më i keqi për sa u përket humbjeve të vendeve të punës në historinë e Spanjës./arbresh.info./

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme