Protesta kundër turistëvë të zhvilluara në Barcelonë kanë eskaluar dhe shumë grupe të lidhura me krahun e të rinjëve të një partie katalane i janë bashkangjitur protestes.
Arran, krahu i të rinjëve të partisë Radikale Popullore Popullore (CUP), filloi një fushatë kundër turizmit në kryeqytetin katalanas gjatë javëve të fundit, protestë e cila ka eskaluar në dhunë, vandalizëm dhe çrregullime të rënda publike, transmeton portali arbresh.info
Arran vepron në zonat e Spanjës, ku flitet gjuha katalane dhe variantet e saj, duke përfshirë edhe Ishujt Balearikë dhe rajonin e Valencias.
Videot e publikuara në rrjetet sociale kanë shfaqur momentet e dhunës gjatë protestave, kur janë dëmtuar edhe disa dyqane që janë më të frekuentuara nga turistët.
Një numër i aktivistëve të grupit kanë dëmtuar edhe hapsira publike, duke shkruar “Turizmi vret qytetin” dhe “Turistët të shkojnë në shtëpi”.
Barcelona njihet si destincion i njohur turistik dhe vlerësohet se tërheq 32 milionë vizitorë në vit.
Megjithatë, ky fluks i turistëve ngjan që u ka ardhur në majë të hundër 1.6 milionë banorëve të qytetit, të cilët mendojnë se turizmi po dëmton popullaritetin e qytetit./Arbresh.info
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?