Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe më shumë se 3 mijë janë evakkuar pas përmbytjeve në Spanjën juglindore.
Një burrë që ishte larguar nga shtëpia të premten, u gjet i vdekur një ditë më pas në një fshat tjetër, ndërsa një tjetër ishte gjetur i vdekur pasi makina e tij ishte zhdukur. Dy njerëz vdiqën të enjten kur ujërat e përmbytjes të shkaktuar nga shiu i rrëmbyeshëm zvarritën makinën e tyre dhe e rrokullisën atë në lindje të Spanjës, thanë shërbimet lokale të urgjencës.Viktimat, motrat , të moshës 51 dhe 61 vjeç, u vranë në rajonin e Castilla La Mancha, tha një zëdhënës i delegacionit qeveritar në rajon.
Gjithsej 74 rrugë u mbyllën, siç ishte i gjithë shërbimi rajonal hekurudhor rajonal Murcia, dhe aeroporti Murcia. Lidhja hekurudhore midis Alicante dhe dy qyteteve kryesore të Spanjës – Madridi dhe Barcelona – ishte e mbyllur, tha Ministri i Brendshëm Fernando Grande Marlaska, duke i cilësuar përmbytjet “një tragjedi të rëndë”, transmeton portali arbresh.info
Përveç rreth 1.500 personave të evakuuar më herët, edhe 2,000 banorë të qytetit Santomera në Murcia u larguan nga shtëpitë e tyre, për t’iu shmangur përmbytjeve.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa shumë turistë kanë mbetur të ngujuar në aeroportin Alicante pasi shumë fluturime janë anuluar. /arbresh.info/
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot