Pensionistët kërkuan rritje të pensioneve, pensioni më i ulët të jetë i barasvlershëm me pagën minimale, ndalimin e privatizimit të pensionistëve publikë dhe përmirësimin e të drejtave të tyre të sigurimeve shoqërore.
Një grup pensionistësh në Spanjë kanë veshur kostumet e përdorura në serialin televiziv me famë botërore “La Casa de Papel” gjatë një proteste të tyre në Madrid, ku kanë kërkuar përmirësimin e të drejtave të tyre ekonomike dhe sociale, raporton AA.
Turma u mblodh para ndërtesës së parlamentit në kuadër të protestës së thirrur nga organizatat joqeveritare dhe të veshur me kostumet e serialit “La Casa de Papel” kanë marshuar drejt ndërtesës së Bankës së Spanjës për të tërhequr vëmendje ndaj kërkesave të tyre.
Pensionistët kërkuan rritje të pensioneve, pensioni më i ulët të jetë i barasvlershëm me pagën minimale, ndalimin e privatizimit të pensionistëve publikë dhe përmirësimin e të drejtave të tyre të sigurimeve shoqërore. Ata njoftuan se do të protestojnë sërish në Madrid më 12 shkurt.
“Pensionet më të ulëta janë në nivele tepër të ulëta. Më shumë se 4 milionë njerëz marrin pensione mujore nën 700 euro. Rregullorja për tatimin mbi të ardhurat ndikon negativisht tek ne. Po humbasim të drejtat tona të sigurimeve shoqërore”, tha për AA Danilo, një nga protestuesit.
Ndërkaq, Lola, një pensioniste tjetër, tha se kanë ardhur në një gjendje ku durimi ka mbaruar.
“Pensionet e të vejave nuk janë të paarsyetueshme. Nuk mund të jetohet me paga kaq të ulëta”, tha ajo.
Rreth 10 milionë njerëz në Spanjë marrin pension.
Ferizaj dhe Sokol Kiqina ndajnë rrugët
‘Mbaje afër’ – Për kë po bisedojnë Gjesti dhe Driloni?
“Po të mungon afirmiteti”- Deklarata që nxiti debat të ashpë...
Krejt çfarë duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit
Vlora Çitaku nesër mban konferencë për media
Papa Françesku emëroi gruan e parë në krye të zyrës në Vatik...