Miliona njerëz sot në Spanjë u kthyen në punë pasi fatalitetet dhe infektimi nga koronavirusi i ri (COVID-19) në këtë shënuan rënie, transmeton arbresh.info.
Në 24 orët e fundit, 517 vdekje tjera nga koronavirusi u regjistruan në vend duke rritur numrin e vdekjeve në afër 17.500.
Ekspertët besojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe infeksioneve mund të jetë shumë më i lartë për shkak të mungesës së kapacitetit të testimit mbarëkombëtar.
Përkundër kësaj, vdekjet zyrtare janë ulur nga kulmi prej 950 në fillim të prillit dhe rastet e konfirmuara të së hënës janë ulur nga një maksimum ditor në gati 10 mijë në fund të marsit.
Derisa izolimi vazhdon në Spanjë, rreth 4.5 milionë persona janë kthyer në punë në sektorët si prodhimi dhe ndërtimi për herë të parë brenda dy jave.
“Ne nuk po hyjmë në një fazë të de-eskalimit. Gjendja e jashtëzakonshme ende është në fuqi si dhe izolimi. E vetmja gjë që mbaron është periudha dy javore ekstreme e letarizmit”, tha të dielën kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në një konferencë për media.
Dy sindikatat më të mëdha të punëtorëve në Spanjë lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se rekomandimet e qeverisë “janë vështirë për t’u zbatuar në shumicën dërrmuese të vendeve të punës” dhe kërkuan që bizneset të qëndrojnë të mbyllura nëse nuk mund të garantojnë siguri.
Megjithatë, qeveria beson se heqja e këtyre kufizimeve do të ndihmojë në arritjen e një ekuilibri midis vështirësive ekonomike dhe shëndetit publik.
Që nga e hëna, zyrtarët e shtetit shpërndajnë rreth 10 milionë maska në qendrat e transportit publik për këta punëtorë.
Këtë javë, vendet tjera evropiane si Italia dhe Austria gjithashtu janë të vendosur për të hequr kufizimet./AA
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty