Google ADS

Spanjë, mijëra njerëz kundër vendimit për ngacmimet seksuale

00:31 | 27 Prill 2018
Trina Galanxhi

Mijëra njerëz kanë protestuar në të gjithë Spanjën, pasi një gjykatë ka vendosur të dënojnë me pak vite burg  pesë burrat që ishin akuzuar për përdhunim.

Demonstruesit e zemëruar kanë mbushur qendrën e Madridit dhe qytetet tjera të vendit dhe nën brohoritjen “turp” dhe “jo do të thotë jo”, ata kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës, transmeton portali arbresh.info

Pese burrat janë dënuar me nëntë vjet për sulme seksuale, por shumica e spanjollëve e kanë parë dënimin si të ulët.

Viktima dhe të pandehurit kanë theksuar se do të apelojnë kundër aktgjykimit.

Të pesë burrat, që në ËhatsApp ishin pjesë e grupit La manada, filmuan sulmin, i cili zhvillua gjatë festivalit të San Fermin në Pamplona në korrik 2016.

Përvoja e viktimës 18-vjeçare shkaktoi një protestë kombëtare.

Sipas ligjit spanjoll, akuza për abuzimin seksual ndryshon nga përdhunimi, sepse aty nuk përfshihen kërcënimi dhe dhuna./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme