Google ADS

Spanjë, mbi 17 mijë persona të vdekur nga COVID-19

12:59 | 13 Prill 2020
Arbresh Info

Spanjë, rritet në 17.489 numri i të vdekurve nga COVID-19

Spanjë, rritet në 17.489 numri i të vdekurve nga COVID-19, pasi në 24 orët e fundit konfirmohen 517 viktima, përcjellë arbresh.info.

Spanja është në një bllokim të rreptë pothuajse për një muaj.

Parlamenti i Spanjës ditë mën pare kishte zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme deri më 26 prill. Gjatë seancës, kryeministri Pedro Sanchez tha se ka të ngjarë që masat e kontrollit të zgjerohen përsëri deri në të paktën 11 maj.

Pritet që, Spanja do të fillojë një program të madh të testimit të antitrupave me qëllim të kuptimit të përhapjes së plotë të virusit në vend. Si pjesë e programit, më shumë se 62.000 persona nga 30.000 familje do të japin mostra gjaku./arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme