Në kryeqytetin e Spanjës, Madrid u mbajt një marshin në mbështetje të Palestinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në protestën e zhvilluar me rastin e përvjetorit të Konferencës së Paqes që u mbajt më 30 tetor të vitit 1991 në Madrid, u përsërit kërkesa që Palestina të jetë një shtet i lirë dhe i pavarur.
Marshimi i organizuar nga institucioni i shoqërisë civile “Konferenca e Rrugës Alternative Palestineze” përfundoi në sheshin “Sol” në qendër të qytetit.
Protestuesit mbajtën në duar flamuj të Palestinës dhe pankarta me mbishkrimin “Fund pushtimit racist dhe kolonial”, “Rroftë Palestina”, “Bojkot ndaj Izraelit” dhe “Liri për Palestinën”.
Në manifestin që u lexua u theksua se “Pushtimi i territoreve të Palestinës nga Izraeli dhe gjenocidi, spastrimi etnik dhe plaçkitja ndaj popullit palestinez vazhdojnë”.
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...