Spanjë, gjenden të paktën 120 bombula gazi për kryerjen e atentateve

13:31 | 20 Gusht 2017
Arbresh.info

Celula përgjegjëse për atentatet në Spanjë po përgatiste një apo disa atentate me bombë në Barcelonë me 120 bombula me gaz të gjendura në një banesë në Alcanar, 200 kilometra në jugperëndim, njoftoi sot policia.

“Ne kemi filluar të shohim qartë se ky është vendi ku po përgatiteshin eksplozivët për kryerjen e një apo disa atentateve në qytetin e Barcelonës”, deklaroi kreu i policisë së Katalonjës, Josep Lluis Trapero.

Të paktën 14 persona humbën jetën dhe 120 të tjerë u plagosën pas një sulmi me kamionçinë në një shëtitore në qendër të  Barcelonës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme