Spanjë, disa pjesë të vendit mbyllin jetën e natës mes rasteve në rritje me COVID-19

20:11 | 28 Dhjetor 2021
A Z

Disa rajone në veri të Spanjës po mbyllin jetën e natës për të luftuar një rritje të paprecedentë të infeksioneve me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Qeveritë e rajoneve Asturias dhe Cantabria po mbyllin plotësisht klubet e natës, ndërsa rajonet Aragon dhe Navarra po mbyllin dyert e tyre vetëm pas mesnate.

Sot, qeveria e rajonit La Rioja po ashtu njoftoi zbatimin e pasaportave të vaksinimit në më shumë sektorë dhe se baret, restorantet dhe klubet e natës duhet të mbyllen deri në orën 1 pas mesnate.

Kufizimet e reja vijnë pasi në më shumë se një në çdo 100 persona në Spanjë kanë rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit në dy javët e fundit. Në pjesë të Spanjës veriore, një në çdo 50 persona është infektuar së fundmi nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, shkalla e infeksionit nuk ka qenë kaq e lartë në Spanjë. Në të njëjtën kohë, 18 për qind e të gjitha testeve rezultojnë pozitive.

Në nivel kombëtar, maskat kërkohen në hapësira të brendshme dhe të jashtme. Vendimet për zbatimin e kufizimeve të mëtejshme janë në dorë të qeverive rajonale.

Disa qeveri si ajo e Madridit dhe e Castile dhe Leonit, ku shkalla e infeksionit po ashtu është më e lartë se mesatarja, kanë përjashtuar zbatimin e më shumë masave para festimeve të Vitit të Ri.

Kreu i politikës shëndetësore në Madrid, Antonio Zapatero, në një konferencë për media tha se ajo që po ndodh tani ishte e pritshme dhe e menaxhueshme.

“Simptomat që prodhon Omicron janë të krahasueshme me një infeksion akut viral sezonal”, tha ai.

Zapatero theksoi se numri i pacientëve të shtruar në spital është ulur 86 për qind krahasuar me rritjen e dimrit të kaluar para se shumica e njerëzve të vaksinoheshin.

Derisa në mënyrë drastike më ulët se në valët e kaluara, numri i pacientëve të shtruar në spital dhe i vdekjeve po rritet në Spanjë.

Rreth 8 për qind e të gjitha shtretërve spitalore dhe 18 për qind e njësive të kujdesit intensiv në Spanjë po përdoren nga pacientët e prekur nga COVID-19.

Por me 90 për qind të personave të moshës mbi 12-vjeç të vaksinuar dhe me pasigurinë rreth ashpërsisë së llojit Omicron të koronavirusit, strategjitë për të frenuar rritjen e rasteve janë debatuar ashpër dhe ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në të gjithë vendin.

Të ngjashme