Spanjë, bora e madhe shkakton kaos me fluturimet

20:32 | 5 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Më shumë se 40 fluturime janë anuluar në Madrid, ndërsa dhjetëra mijëra nxënës të shkollave të ndryshme në Spanjë nuk kanë vijuar mësim të rregullt për shkak të borës së madhe që ka rënë në disa pjesë të vendit.

Aeroporti në kryeqytetin spanjoll u detyrua të mbyllë dy nga katër pista të saj, duke çuar në anulimin e 49 fluturimeve, transmeton portali arbresh.info

Sipas drejtorisë së aeroportit pistat janë rihapur më vonë gjatë ditës.

Në rajonin qendror të Castilla-La Mancha, më shumë se 38.000 studentë qëndruan në shtëpi ndërsa shkollat dhe rrugët e autobusëve u mbyllën, tha qeveria rajonale.

Muajin e kaluar për shkak të borës, autoritetet vendosën 250 ushtarë që t’u vinin në ndihmë njerëzve të bllokuar nëpër automjetet e tyre në një autostradë në afërsi të Madridit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme