Autoritetet në Spanjë thanë se 78 persona ende janë të zhdukur, dhjetë ditë pasi shteti u përball me stuhitë më katastrofale në 100 vjetët e fundit.
Qeveria në Valencia, rajonin më të goditur nga vërshimet, e publikoi këtë shifër në platformën X. Paraprakisht, numri i të zhdukurve ishte 93.
Numri zyrtar i viktimave nga vërshimet është 219. Vetëm në Valencia, trupat e pajetë të 211 personave janë gjetur deri më tani, teksa tetë viktima janë regjistruar në rajonet fqinje të Kastilla-La Manças dhe në Andaluzi.
Që atëherë, edhe rajone të tjera të Spanjës janë përballur me mot të lig. Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar vërshime në Kataloni të enjten dhe të premten, ndërkaq edhe ishulli i Majorkës është goditur rëndë nga vërshimet.
Mbreti spanjoll përballet me turmat e zemëruara në zonën e vërshimeve
Shkon në mbi 200 numri i viktimave nga vërshimet në Spanjë
Në Valencia, autoritetet po vazhdojnë të kërkojnë të zhdukur, edhe pse autoritetet rajonale kanë thënë se 40 trupa të pajetë që janë gjetur, ende nuk janë identifikuar. Ka frikë se disa nga trupat e viktimave mund të kenë përfunduar në Detin Mesme.
Po ashtu, autoritetet në Spanjë po vazhdojnë operacionet e pastrimit të 75 qytezave dhe fshatrave që janë prekur nga vërshimet. Shumë ndërtesa janë ende të paqasshme apo vështirë të arritshme, teksa rrugët janë pjesërisht të bllokuara nga makinat apo edhe nga rrënojat e ndërtesave.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si “Radio Evropa e Lirë”, bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale./rel/
Anulohen procedurat gjyqësore në rastin kundër Trumpit për z...
Osmani takon kryetaren e Parlamentit Evropian, diskutojnë pë...
Rusia sulmon me dron shtëpinë e ambasadorit të Estonisë në K...
Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, plagoset një person
Termokosi shpërndan faturat këtë fundjavë
Jehona e ndarjes nga Muri i Berlinit, ndjehet edhe sot në je...