Spanja vendos të mbajë në paraburgim pesë liderët e Katalonjës

21:22 | 23 Mars 2018
Trina Galanxhi

Një gjyqtar i Gjykatës Supreme të Spanjës ka urdhëruar që pesë udhëheqësit separatist të Katalonjës, duke përfshirë edhe kandidatin e fundit për president rajonal, të mbahen në paraburgim.

Krerët janë akuzuar për rebelim, së bashku me tetë të tjerë, të cilët sipas Spanjës kanë bërë “shtytje për pavarësinë e vendit”, transmeton portali arbresh.info

Dy udhëheqës separatistë të kërkuar nga autoritetet spanjolle ndodhen në Belgjikë dhe Zvicër.

Spanja ka theksuar se paraburgimi ka të bëjë me ndalimin e tyre të udhëtimit jashtë vendit.

Arrestimet e fundit hedhin në dyshim një votim të dytë të planifikuar në parlamentin katalanas të shtunën nëse do të vendos që  Jordi Turull, tani në burg, të jetë president rajonal.

Gjithsej 25 separatistë janë akuzuar për kryengritje, rebelim, përvetësim dhe krime tjera.

Që të gjithë kanë mohuar akuzat e ngritura nga qeveria spanjolle./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme