Banorët e Spanjës Qendrore po përballen me një të ftohtë të acartë pas reshjeve të dendura të dëborës gjatë fundjavës së kaluar. Kushtet atmosferike janë tepër të ashpra dhe zyrtarët u kanë bërë thirrje të moshuarve që të qëndrojnë në banesa.
Të paktën 7 persona kanë humbur jetën për shkak të acarit, 2 viktimat e fundit ishin të pastrehë në Barcelonë. Temperatura shkoi deri në -25 gradë celsius në Molina de Aragon dhe Teruel, në malet në lindje të Madridit, duke shënuar kështu natën më të ftohtë të Spanjës, në 20 vitet e fundit.
“Na kanë paralajmëruar prej më shumë se një jave, por mendoj se ka rënë më shumë dëborë nga sa thanë autoritetet. Dëbora në Madrid është impresionuese, nuk është parë ndonjëherë në këtë sasi”, thotë një banor.
Dëbora e rënë nga stuhia “Filomena” është kthyer në akull dhe kjo ka sjellë mjaft probleme në rrugë dhe linjat e transportit.
Personeli shëndetësor u detyrua të ecte në këmbë për të shkuar në punë, teksa në spitale u paraqitën 1200 raste me fraktura të pësuara nga rrëshqitjet në akull dhe incidente të tjera për shkak të acarit në ditën e fundit.
Dimri zakonisht është i butë në Spanjë, por këtë herë solli sasi të jashtëzakonshme dëbore dhe akulli.
Molina de Aragon, ku u regjistrua temperatura më e ulët, është 197 kilometra në verilindje të kryeqytetit Madrid.
Kjo zonë malore njihet ndryshe edhe me nofkën “Siberia e Spanjës” për shkak të motit të acartë gjatë stinës së dimrit.
Sulmi në Iber-Lepenc, Kurti: Partnerët tanë nuk po duan ta f...
Ri-akreditohen shtatë laboratorë të Agjencisë së Kosovës për...
Ndërron jetë ish-legjenda e Barcelonës
Aksident i rëndë në Shipol të Mitrovicës, humb jetën një 65-...
Kosova e publikon listën e lojtarëve për turneun e hendbolli...
Pritjet për të hyrë e dalë nga Kosova – Kjo është gjendja në...