Google ADS

Spanja regjistron rritje të rasteve të reja me COVID-19

21:01 | 6 Korrik 2020
Arbresh.info

Spanja përballet me dhjetëra lokacione ku përhapet virusi, ndërsa në dy prej tyre, në pjesë të Galicisë dhe Katalonjës, u vendosën masa restriktive gjatë fundjavës.

Spanja regjistroi rritje të rasteve të reja të koronavirusit këtë fundjavë, që sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk janë regjistruar deri më tani në periudhën pas bllokimit.

Të dhënat tregojnë se numri i konfirmuar i të infektuarve që nga e premtja është rritur për 1.244, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara në 251.789.

Rritja e numrit të rasteve është dukshëm më e lartë se ajo në fundjavat e kaluara gjatë muajit të kaluar.

Numri i regjistruar i të infektuarve javën e kaluar arriti gjithashtu në 2.347, që është numri më i lartë i të infekstuarve brenda javës që nga 3 qershori.

Spanja përballet me dhjetëra lokacione ku përhapet virusi, ndërsa në dy prej tyre, në pjesë të Galicisë dhe Katalonjës, u vendosën bllokime gjatë fundjavës.

Zonat e prekura, ku banojnë rreth 270 mijë njerëz, janë izoluar nga pjesa tjetër e Spanjës dhe janë vendosur nën kushte kufizuese.

Ministri i Shëndetësisë Salvador Illa tha se strategjia e vendit është të imponojë bllokime “të shënjestruara” ose “kirurgjike” në vendet ku virusi po përhapet më shpejt.

Pjesa më e madhe e Spanjës ka funksionuar në “normalen e re” që nga 21 qershori, kur edhe përfundoi gjendja e jashtëzakonshme. Njerëzit po u kthehen aktiviteteve normale por maska mbetet e detyrueshme kudo që nuk mund të mbahet distanca prej 1,5 metrash midis njerëzve.

Të hënën, studiuesit spanjollë në revistën mjekësore Lancet botuan studimin serologjik të mbështetur nga qeveria për imunitetin ndaj COVID-19 në Spanjë.

Një nga zbulimet më të rëndësishme përfshijnë pretendimin se rreth një e treta e të gjithë personave tek të cilët u konstatua se kishin antitrupa COVID-19, ishin asimptomatikë.

Hulumtimi, i cili përfshiu një mostër të rastit prej rreth 70 mijë banorë të Spanjës, zbuloi se 5,2 për qind e atyre që testoheshin kishin antitrupa. Kjo sugjeron që rreth 2,5 milionë njerëz në Spanjë janë infektuar deri më tani./aa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme