Sipas autoriteteve shëndetësore, ka patur 217 vdekje të reja nga koronavirusi dhe 506 raste të reja në vend
Spanja sot ka regjistruar rritje të lehtë të rasteve dhe vdekjeve nga koronavirusi i ri(COVID-19)
Sipas autoriteteve shëndetësore, ka patur 217 vdekje të reja nga koronavirusi dhe 506 raste të reja në vend.
Në tre ditët e kaluara, Spanja regjistroi më pak se 450 infeksione të reja dhe nën 200 vdekje.
Gjithsej, vendi raportoi thuajse 230,000 raste dhe 27,321 vdekje. Më shumë se 124,225 persona janë shtruar në spital, ndërsa 143.300 persona llogariten si të rikuperuar.
Rezultatet paraprake nga një studim qeveritar i antitrupave sugjerojnë se rreth 5 për qind e popullsisë së Spanjës, 2.3 milionë njerëz, kanë qenë të infektuar. Kjo do të thotë që 95 për qind e popullsisë së Spanjës është akoma e ndjeshme ndaj kontraktimit të sëmundjes.
Spanja ka qenë nën izolim të rreptë që nga mesi i marsit, por kufizimet janë lehtësuar në javët e fundit.
Në gjysmën e vendit, tarracat në natyrë dhe dyqanet e vogla u hapën të hënën. Në të gjithë Spanjën, fëmijëve dhe të rriturve u lejohet të shkojnë për stërvitje./AA/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...