Spanja pranon anijen me emigrantë të bllokuar në Mesdhe

08:52 | 12 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryeministri spanjoll ka thënë se vendi i tij do të pranojë anijen e shpëtimit të bllokuar në Mesdhe, për të ndihmuar në shmangien e një katastrofe humanitare.

Pedro Sanchez tha se do t’i jepte “port të sigurt” anijes Aquarius me 529 persona në bord, pasi Italia dhe Malta refuzuan të lejojnë anijen të ankorojë, transmeton portali arbresh.info.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë dhe BE-ja bënë thirrje për t’i dhënë fund zënkës në mes të dy vendeve.

Ndërkohë Sanchez që mori pushtetin në Spanjë javën e shkuar tha se anija do të ankorojë në Valencia.

Migrantët në bordin e Aquariusit u mblodhën nga anije të gomës jashtë brigjeve të Libisë në fundjavë, në gjashtë operacione të ndryshme shpëtimi, sipas OJQ-së SOS Méditerranée.

“Është detyra jonë për të ndihmuar në shmangien e një katastrofe humanitare dhe të ofrojmë një port të sigurt për këta njerëz, për të përmbushur detyrimet tona për të drejtat e njeriut”, tha zyra e z. Sanchez.

Këshilli i Evropës përshëndeti veprimin e Spanjës, me komisionerin e organizatës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, duke thënë: “Ruajtja e jetës në det është një detyrim që shtetet duhet ta mbështesin gjithmonë”.

Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, shkroi për mirënjohjen e tij për Spanjën, duke thënë se Italia kishte shkelur rregullat ndërkombëtare dhe shkaktoi një ndalesë.

Ai tha se Malta do të dërgonte furnizime të reja në anije, duke shtuar: “Do të duhet të ulemi dhe të diskutojmë se si ta parandalojmë këtë të ndodhë përsëri. Kjo është një çështje evropiane”.

Vendimi i Spanjës për të marrë në anije u përshëndet nga Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini si një “fitore” për politikën e emigracionit të vijës së ashpër të qeverisë së tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme