Spanja po lufton ashpër trafikun e drogës në mesin e pretendimeve se vendi është shndërruar në pikën qendrore të tregtisë së narkotikeve.
Më therës, fenomeni është në Candiz të Andaluzisë ku popullsia vuan nga kjo lloj tregtie, nga kontrabanda e cigareve dhe bandat.
Edhe në brigjet e qytetit fqinj, La Linea, thotë DW, mbërrijnë përditë qindra kilogramë kanabis me gomone nga Maroku. Ka ditë që transportohen edhe disa tonë drogë.
“Krahas tregtisë ndërkombëtare me drogën nga Amerika Latine dhe kanabisin në Marok kemi tani edhe kontrabandën me Gjibraltarin”, shpjegojnë aktivistë vendas, sipas të cilëve, numri i policëve në rajon është i pamjaftueshëm për t’i bërë ballë presionit në rritje ndaj sigurisë. Deri më tani biznesi me drogën zhvillohej në fshehtësi. Por në mars të këtij viti, situata në La Linea u ashpërsua, kur kontrabandistët e hashashit sulmuan forcat e rendit që donte t‘i ndalte të ngarkonin mallin në një automjet Land Rover.
Kur pas një aksioni të policisë një bos maroken i drogës u dërgua në spital, 30 persona të maskuar dhe të armatosur e nxorën atë nga spitali. Në Algeciras dhe La Linea rreth 35% e popullsisë është e papunë. Këtu me mijëra njerëz kanë mjet jetese vetëm tregtinë e drogës dhe kontrabanda, e në dy dekadat e fundit gjendja është përkeqësuar.
Ndërkohë plazhet e mrekullueshme të La Lineas përdoren vetëm nga vendasit. Nuk gjen hotele apo apartamente me pamje nga deti, e askush nga vizitorët e plazhit nuk e humbet rrugën nëpër baret e qytetit, ku sheh të droguar në mes të ditës./Top Channel
Përurohet çerdhja në Muzeqinë të Shtimës
Rezi pyetet nëse ndihet i lodhur nga loja e tij?
Përplasje me Rovenën, Rezi ia përmend Atilla-n: E bëre shok ...
Agjencia evropiane për klimën: Mund të jetë sërish viti më i...
Limaj: 14 vjet kam kaluar në procese gjyqësore, s’ka qenë e ...
“Plumb në kokë për ty”, kërcënohet me jetë zëvendëskryeminis...