Google ADS

Spanja pezullon seancën e ardhshme të Parlamentit katalanas

20:20 | 5 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Gjykata Kushtetuese e Spanjës ka pezulluar seancën e ardhshme të Parlamentit katalanas, në përpjekje për të parandaluar shpalljen e mundshme të pavarësisë.

Gjykata tha se një veprim i tillë do të ishte “shkelje e Kushtetutës”, transmeton portali arbresh.info

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy paralajmëroi qeverinë rajonale të Katalonjës se “është kundër shpalljes së pavarësisë”.

Në anën tjetër, udhëheqësi Carles Puigdemont ka treguar se ai mund të shpallë pavarësinë e Katalonjes gjatë ditës së hënë.

Organizatorët e referendumit të së dieles kanë theksuar se shumica e katalansve janë pro pavarësisë, edhe pse ende nuk janë publikuar rezultatet përfundimtare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme