Spanja njeh Guaidon si president të Venezuelës

12:21 | 26 Janar 2019
Arbresh.info

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez në konferencën që ka mbajtur në ora 12:00 ka njohur opozitarin Juan Guaido si president të Venezuelës.

Sanchez bëri këtë njoftim, ndërsa Bashkimi Evropian vazhdon të negociojë njohjen si president të përkohshëm të Asamblesë Kombëtare të Venezuelës atë që ka sfiduar Nicolas Maduron duke e shpallur veten president, transmeton portali arbresh.info.

Sanchez, i cili shpreson se kjo njohje vjen nga një qëndrim i përbashkët i BE, është avancuar nga lidhjet e tij të ngushta me Amerikën Latine, raporton El Pais.

Presidenti spanjoll tashmë ka telefonuar Guaidon dhe e mbështeti “guximin” e tij, një simbol i mbështetjes politike.

Ministri i jashtëm spanjoll, Josep Borrell, kishte deklaruar të premten se duhet t’i jepej një afat i arsyeshëm kohor Nicolas Maduros për të thirrur zgjedhje me garanci, në qoftë se nuk e bën këtë të njihet si president i përkohshëm udhëheqësi i Asamblesë Kombëtare.

Qeveria gjermane gjithashtu ka paralajmëruar njohjen e Guaidos “nëse këto zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk zhvillohen menjëherë,” sipas zëdhënësit të tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme