Do të ishte arritja kryesore gjatë mandatit të tij. Presidenca e radhës e Këshillit Evropian, në duart e kryeministrit spanjoll kishte projektet më të rëndësishme ndërkombëtare ndër vite, por ngërçi politik në Spanjë detyroi Pedro Sanchez të organizonte zgjedhje të parakohshme.
“Është e vërtetë se nga këndvështrimi i institucioneve evropiane, zgjedhjet e 23 korrikut janë si një ajsberg”- theksoi Manuel de la Fuente, ekspert komunikimi, Spanjë
Institucionet në Bruksel po i ndjekin me vëmendje këto zgjedhje, të kontestuara nga Partia Socialiste e Sanchez dhe Partia Popullore e Nunjez Feiho. Shqetësimi më i madh është hyrja e partisë së ekstremit të djathtë Vox në koalicionin qeverisës, që mund ta çojë Spanjën drejt regjimeve si ato në Poloni dhe Hungari, ose si në Italinë e Giorgia Melonit.
Manuel de la Fuente “Një gjë e tillë do të gjeneronte shqetësime për balancat aktuale në Bruksel. Thënë kjo, është e vërtetë se dy partitë kryesore, ajo Popullore dhe ajo Socialiste, kanë përjashtuar çdo gjë që lidhet me Brukselin dhe BE-në në fushatat elektorale përkatëse. Me pak fjalë, duket se mes tyre ka harmoni”- Manuel de la Fuente, ekspert komunikimi.
Në tryezë janë marrëveshje të rëndësishme evropiane si politika e emigracionit, apo tranzicioni ekologjik.
“Ka një rrymë me tone mohuese që mund të funksionojë mirë për populizmin elektoral, por që nga perspektiva politike, ato janë jofunksionale. Në sfera të tjera, si debati për emigracionin, besoj se për Partinë Popullore nuk do të ishte një lëvizje e mençur të bënte lëshime”- shtoi ai.
“Me mungesën e një mazhorance absolute në horizont, sondazhet e fundit tregojnë se drejtimi i qeverisjes spanjolle do të vendoset nga një grusht vendesh në Parlamentin që do të dalë nga zgjedhjet e 23 korrikut. Pritet që nata e së dielës të jetë një lojë nervash edhe për Brukselin…”-Jaime Velazques./euronews
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...
Rusia pretendon se ka penguar një komplot ukrainas për vrasj...
Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të shtyjë vendimin për ndal...
Gresa dhe Gjesti ironizojnë rikthimin e Fitimit: ‘Ta ka drid...
VV-ja të dielën mban tubimin festiv të fundvitit