Rreth 4,395,384 turistë të huaj vizituan Spanjën në korrik, një shifër që u rrit me 78.3% në krahasim me të njëjtin muaj në vitin 2020, por u zvogëlua me 55% në krahasim me korrikun 2019, mëson nga të dhënat e publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave të Spanjës.
Shpenzimet e turistëve ndërkombëtarë që vizituan Spanjën në korrik ishin mbi 5.2 miliardë euro, një rritje prej 112% në krahasim me atë të korrikut 2020.
Vendet kryesore të origjinës së turistëve të huaj sipas numrit të vizitave janë Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Italia.
Që nga fillimi i vitit, vizitat në vendin Iberik kanë qenë 9.8 milionë, 25.8% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur ishin 13.2 milionë.
Sidoqoftë, duhet të kihet parasysh se pandemia Covid nuk kishte filluar ende në janar dhe shkurt 2020.
Në periudhën janar-korrik 2019, vizitat ndërkombëtare ishin pothuajse 48 milionë, shkruajnë Ansa med, transmeton arbresh.info.
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...