Qeveria Spanjolle ka vendosur të shtrëngojë masat e miratuara në përgjigje të kërcimit të numrit të migrantëve që mbërrijnë në Oqeanin Atlantik në Ishujt Kanarie nga Afrika.
Këtë vit, më shumë se 16,000 migrantë mbërritën në Ishujt Kanarie nga Afrika veriperëndimore, në kërkim të një jete më të mirë në tokën europiane, ndërsa rreth 1,500 erdhën vitin e kaluar, transmeton portal arbresh.info
Shërbimet publike të Ishujve Kanarie janë të mbingarkuara për shkak të kërcimit të numrit të migrantëve dhe Ministrja e Politikës Territoriale, Carolina Darias, tha sot se qeveria do të “shtrëngojë masat që janë tashmë në fuqi”.
Kjo përfshin shpenzime më të larta për bashkëpunimin policor me vendet afrikane si Maroku, Senegali dhe Mauritania, për të përmirësuar luftën kundër trafikantëve.
Mbyten 74 migrantë në brigjet e Libisë
Qëllimi i masave të reja është edhe përjeshpejtimi i procedurave për kthimin e migrantëve në vendet e origjinës.
Ministria Spanjolle e Punëve të Jashtme ka në plan të shpenzojë edhe 500 milion euro shtesë në programet e bashkëpunimit me ato tre vende.
Rruga e rrezikshme për në Ishujt Kanare hyri në fokusin e migrantëve pasi autoritetet forcuan kontrollet në rrugët popullore përtej Detit Mesdhe, nga ku migrantët nga Afrika arritën në vendet e BE.
Edhe pse këtë vit shumica e migrantëve vdiqën në det nga Libia në Itali dhe Maltë, 581 deri dje, udhëtimi për në Ishujt Kanarie, prej tetë deri në 10 ditë, u bë më i rrezikshmi.
Këtë vit, 493 njerëz u vranë ose u zhdukën në një përpjekje për të arritur në Ishujt Kanarie, ndërsa në 2019 ishin 210./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...