Madridi po përgatitet të marrë kontrollin e plotë të financave të Katalonjës, tashmë e vënë nën tutelë të pjesshme, gjë që do të linte pa asnjë burim qeverinë katalanase dhe do të privonte drejtuesit nga pagat e tyre.
Të shtunën, qeveria e Mariano Rajoy njoftoi se kishte si synim të merrte në dorë të ardhurat e përfituara nga qeveria katalanase.
Të përbëra nga disa taksa dhe tarifat e regjistrimit në universitete, këto përfitime përbëjnë rreth një të katërtën e të ardhurave nga ekzekutivi katalanas, transmeton ATSH.
Nëse Senati, ku konservatorët e Rajoyt kanë maxhorancën absolute, voton të premten masat e kërkuara nga qeveria, atëherë drejtoria e përgjithshme e taksave e Katalonjës do të duhet të bëjë një kundërshtim tjetër për të gjitha vendimet e Ministrisë spanjolle të Buxhetit dhe jo numri dy katalanas, Oriol Junqueras.
Generalitat (ekzekutivi katalanas) nuk do të ketë asnjë afat për manovra financiare, sepse Madridi do të ketë tashmë në dorë pjesën tjetër të burimeve financiare.
Qeveria spanjolle kishte vendosur që prej muajit maj të anashkalonte financiarisht qeverinë rajonale katalanase për të shmangur që drejtuesit të mos përdornin paratë publike për organizimin e referendumit për vetëvendosje më 1 tetor.
Në kohë normale, shteti spanjoll paguante vetë pjesën më të madhe të taksave, përveç rajoneve baske dhe Navarrës, autonome në këtë pikë, dhe më pas i shpërndante në rajone të ndryshme, që paguanin më pas funskionarët, shërbimet sociale dhe arsimore.
Që prej 15 shtatorit, Madridi nuk i paguan më këto para në llogari të qeverisë katalanase, por paguan drejtpërdrejt faturat e shërbimeve publike kryesore të Katalonjës, spitale, shkolla, polici, si dhe pagat e funksionarëve.
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë