Spanja ka mbyllur kufirin tokësor me Francën në kuadër të masave të shumta të ndërmarra në luftën e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Spanja, vend evropian më i prekur nga koronavirusi pas Italisë, ka mbyllur përkohësisht kufijtë tokësorë të saj me Francën.
Pas vendimit, policia kufitare spanjolle ktheu automjetet e huaja që përpiqeshin të hyjnë në vend nga Franca në pikën kufitare në qytetin Irun.
Nga ana tjetër, qeveria spanjolle ka ndaluar shkarkimin e punonjësve nga puna shkaku i koronavirusit derisa të ndalet kriza shëndetësore e vendit.
Ministrja spanjolle e Punës, Yolanda Diaz, deklaroi se askush nuk mund ta përdorë këtë krizë si mundësi për shkarkimin e punonjësve nga puna.
Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë e Spanjës, në vend 4.858 persona kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa mbi 64 mijë kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit.
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...